Flash News

KRYESORE

Zjarre masive në kurorën e gjelbërt të Milotit, rrezikohen banesat përreth

Zjarre masive në kurorën e gjelbërt të Milotit, rrezikohen

Kurora e gjelbërt e qytetit të Milotit në Kurbin është përfshirë nga një zjarr i përmasave të mëdha ditën e sotme.

Raportohet se flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar dhe banesat që gjenden pranë kësaj zone.

Sipas të dhënave paraprake, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor kanë arritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në këtë zonë.

Të fundit