Flash News

KRYESORE

Zjarret masive në Kaliforni, familja e Kardashian evakuuohet nga shtëpia

Zjarret masive në Kaliforni kanë mbuluar edhe një lagje në afërsi të zonës ku banon Kim Kardashian së bashku me familjen e saj.

Fatmirësisht, për shkak të sigurisë së lartë ajo është evakuuar nga shtëpia dhe ka pasur vetëm një orë kohë për të paketuar sendet personale.

Kim sapo ishte kthyer nga një udhëtim pune kur vuri re zjarret nga avioni. Teksa ndodhej në një situatë të frikshme, Kim u sigurua që të dokumentonte veprimin, duke ndarë fotografitë dhe videot në "Instgram".

Bashkangjitur pamjeve ajo ka bërë edhe lutje për familjet e rrezikuara.

"Lutem që gjithkush të jetë i sigurt. Faleminderit zjarrëfikësve për gjithçka që bënë për ne", shkruan Kim në postim.

Të fundit