Flash News

KRYESORE

Zjarret në Australi, Lewis Hamilton dhuron 250 mijë sterlina

Zjarret në Australi, Lewis Hamilton dhuron 250 mijë sterlina

Bota sot nuk mund të mos reagojë dhe veprojë për zjarret që pushtuan Australinë pak ditë më parë. Atje gjendja vijon të jetë kritike, sepse për ditë të tëra është zhvilluar një betejë e madhe me flakët.

Personalite të shumta nga fusha të ndryshme kanë gjetur mënyrat e tyre për të ndihmuar. Që tani janë mbledhur miliona euro ndihma dhe ky është një akt për t'u vlerësuar shumë.

Njëri prej tyre është edhe piloti i njohur Lewis Hamilton. Britaniku i Mercedes, kampioni i botës në Formula 1, raportohet se ka dhuruar 250 mijë sterlina. E sigurt që shumë sportistë të tjerë do të kenë reagimin e duhur ndaj kësaj ngjarjeje fatkeqe për popullin australian.

Të fundit