Flash News

KRYESORE

Zjarret në çerdhet e Tiranës, Akil Kraja: Kjo foto po tmerron të gjithë prindërit

Zjarret e shënuar së fundmi në dy çerdhe në Tiranë kanë alarmuar dhe kanë vënë në panik të gjithë prindërit që lënë gjatë gjithë ditës fëmijët e tyre në këto institucione shtetërore.

Pas shpërthimit të bombolës së gazit te çerdhja te “Ali Demi” dhe zjarrit në një tjetër në ish-Bllok, prindërit kanë kërkuar më shumë siguri për të vegjlit e tyre.

Këshilltari i PD në Këshillin Bashkiak, Akil Kraja publikon foto nga një prind në një nga kopshtet e Tiranës, ku në një cep të godinës qëndron e lidhur me tubin e gazit një bombol pa asnjë kush mbrojtës nga fëmijët.

“Nese je nje prind qe do te cosh se shpejti femijen ne nje kopsht te Bashkise Tirane, kjo foto nga nje banor duhet te te tmerroje ty dhe te gjithe neve. Bombolat e gazit, jo ne kopshte femijesh, por as ne banesa nuk mund te ruhen ne keto kushte !”, shkruan këshilltari.

Të fundit