Flash News

KRYESORE

Zjarret në Itali, 3 të vdekur dhe 60.000 ndërhyrje

Zjarret në Itali, 3 të vdekur dhe 60.000 ndërhyrje

Zjarret vazhdojnë shkatërrimin e pyjeve në Itali, që ka rënë pre e të nxehtit ekstrem dhe thatësirës, çka ka shkaktuar tre të vdekur ditët e fundit, ndërkohë që zjarrfikësit raportojnë për një rritje prej 76 për qind të ndërhyrjeve këtë verë.

Të hënën në mbrëmje, zjarrfikësit njoftuan se kanë kryer 1.090 ndërhyrje për zjarre në pyll, nga të cilat 300 në Siçili dhe 150 në Latum, rajoni i Romës.

Në Tivoli, 30 kilometra në verilindje të kryeqytetit, një zjarr i shkaktuar nga një shkëndijë gjatë punimeve në një hekurudhë shkatërroi në pak minuta të hënën në mesditë një shtëpi ku humbën jetën një grua 68-vjeçare dhe mamaja e saj 92-vjeçare.

Në të njëjtën kohë, një burrë 84-vjeçar vdiq të hënën për shkak të djegieve të marra të dielën në rajonin e Napolit.

Mes 15 korrikut dhe 5 gushtit, zjarrfikësit italianë kanë zhvilluar rreth 60.000 ndërhyrje për zjarre në pyll, 26.000 më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit 2016, sipas statistikave të publikuara të hënën nga shërbimet e tyre.

 

Të fundit