Flash News

KRYESORE

Zjarret në SHBA, humbasin jetën të paktën pesë persona

Zjarret në SHBA, humbasin jetën të paktën pesë persona

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën nga një zjarr i fuqishëm që ka shpërthyer në veri të Los Angeles, e që më pas ka prekur gjithë bregdetin.

Zjarri shpërtheu pranë Thousand Oaks dhe për pasojë janë evakuuar banorët e 75 000 shtëpive. Evakuime ka pasur edhe në qytete të tjera, duke përfshirë Calabasas dhe Malibù.

Një tjetër zjarr shpërtheu ndërkohë edhe në Kaliforninë veriore, dhe si pasojë Paradise, një qytet i vogël në Kaliforni më 27 mijë banorë, pothuajse është shkatërruar.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka shpallur gjendje emergjente, e cila lejon dhënien e ndihmës në zonat e prekura.

Të fundit