Flash News

KRYESORE

Zjarret në Shqipëri, deri më sot janë regjistruar 600 vatra

Zjarret në Shqipëri, deri më sot janë regjistruar 600 vatra

Shefi i Emergjencave Civile Shemsi Prençi ka bërë të ditur se në tre muaj janë regjistruar rreth 600 vatra zjarri, të cilat kanë shkrumbuar qindra hektarë. Shqipëria renditet në vendet që ka regjistruar një numër të lartë të vatrave të zjarreve. Sipas Prençit, “Gjithsej janë mbi 640 vatra zjarri në të gjithë territorin e Shqipërisë, që nga zjarri i parë i shfaqur në fund të muajit maj. 160 prej të cilave kanë kërkuar ndërhyrjen nga strukturat shtetërore pasi pjesa më e madhe janë realizuar nga strukturat vendore të shërbimit zjarrfikës”

Emergjencat Civile bëjnë të ditur se shqetësuese ka qenë situata pranë tunelit të Krrabës në rrugën Tiranë -Elbasan, në Malin e Derjes në Dajt, në fshatin Maknor-Pezë, në parkun kombëtar të Bogovës, Një vatër e re zjarri është hapur sot dhe në fshatin Jorgucat, bashkia Dropull, por dhe në Syrin e Kaltër.

Në Jergucat zjarri mori përmasa të mëdha duke përfshirë edhe fshatin Muzinë në bashkinë e Finiqit. Për të vënë situatën nën kontroll u kërkua ndihma e helikopterit por dhe e dy avionëve zjarrfikës të ardhur nga Greqia. Emergjencat civile bëjnë të ditur se Gjatë këtij operacioni kanë marrë plagë të lehta 2 punonjës zjarrfikës, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Për shuarjen e zjarreve ka ndihmuar dhe kompania VIVA e cila tashmë numëron plot 200 orë fluturime me helikopterë në ndihmë të situatës në të cilën ndodhet vendi “Pjesën më të madhe e kemi mbuluar me operacione ajrore nga kompani VIVA e kontraktuar në kushtet e emergjencës. 200 fluturime ajrore janë bërë nga kjo kompani.”, tha Prençi.

 

Të fundit