Flash News

KRYESORE

Zjarret përfshijnë vendin, Bushati i kërkon ndihmë Greqisë dhe Italisë

Zjarret përfshijnë vendin, Bushati i kërkon ndihmë

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka telefonouar homologun grek, Nikos Kotzias, për t’i kërkuar ndihmë për shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë vendin. Mësohet se palët kanë rënë dakord dhe dy avionë grekë do të nisen nga ishulli i Korfuzit për të ndihmuar në shuarjen e flakëve në territorin shqiptar. 

E njëjta ndihmë është kërkuar edhe nga Roma. Bushati ka telefonuar gjithashtu homologun italian, Angelino Alfano, për të kërkuar ardhjen e avionëve nga Italia për të shuar flakët në Shqipëri.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 25 vatra zjarri dhe situata më problematike paraqitet në qarqet e Tiranës, Vlorës, Dibrës, Elbasanit dhe Beratit.

Të fundit