Flash News

KRYESORE

Zjarrëvëniet e qëllimshme, policia: Janë identifikuar 35 autorë, 12 të arrestuar, 4 në kërkim

Zjarrëvëniet e qëllimshme, policia: Janë identifikuar 35

Ditën e sotme policia e shtetit nëpërmjet një deklarate, bën me dije se vetëm në dy javët e para të gushit janë zbuluar 34 raste zjarrvënie me 35 autorë, 12 nga të cilët janë arrestuar e ndaluar, 19 ndiqen në gjendje të lirë, ndërsa 4 janë shpallur në kërkim.

Policia bën me dije se, nga hetimet e kryera ka rezultuar se zjarret janë vendosur; për ripërtëritje të kullotave, persona të cilët kanë marrë në përdorim pyjet, me qëllim shmangien e taksave, hapje tokash të reja dhe përdorim i granteve për shëndetësim pyjor. Policia deklaron se ka marrë masa për objektet me risk për të cilat premisat për rënie zjarri, krahas pyjeve dhe kullotave janë të larta.

“Ato janë 4 subjekte që kanë depo për magazinim të lëndëve piroteknike fishekzjarrë, në Tiranë dhe në Elbasan. Këto depo kanë marrë edhe vetë masat e sigurisë pasi janë të certifikuara nga strukturat e Mbrojtjes ndaj zjarrit, janë të miratuara nga Komisariatet e Policisë dhe sigurohen me Shërbime Private të Sigurisë të armatosura” thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.

Ndërkohë që strukturat e Policisë së Shtetit në përfundim të deklaratës shprehet se ka angazhuar shërbime shtesë me qëllim parandalimin, zbulimin, identifikimin dhe goditjen e autorëve të zjarrëvënies së qëllimshme dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Të fundit