Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Shkarkimet nga puna në Shqipëri pa asnjë motiv janë bërë mëse normale. Emisioni investigativ BOOM ka sjellë rastin e një zjarrfikësi nga Përmeti, i cili pavarësisht përkushtimit në puna e pa veten të "hedhur në rrugë".
Elton Sulejmani ka shërbyer si punonjës i shërbimit zjarrfikës në Përmet për 2 vite e 6 muaj, por u pushua nga puna me arsyetimin se nuk priti eprorin e tij për tu nisur në një operacion për fikjen e një zjarri.
Historia e tij nis në 26 shtator 2017 kur Eltoni shkon ne pune si zakonisht. Atë ditë komandanti i turnit mungoi për arsye familjare dhe kjo detyre iu ngarkua Eltonit.
Në orën 23:15 vjen një telefonate nga policia ku njoftohet Shërbimi Zjarrefikës se duhet të niset në fshatin Sukë të Përmetit pasi kishte rënë zjarr. Në këto kushte Eltoni telefonon eprorin e tij Agron Pani për rënien e zjarrit, ndërkohë që ky i fundit ndodhej në shtëpi. Për 27 min Agroni nuk i konfirmoi Eltonit nisjen për te shkuar në fshat dhe për të shuar zjarrin ndërkohe administrator dhe policia merrnin në telefon Eltonin dhe i kërkonin që të nisej për në vendin e ngjarjes.
Në këto kushte Eltoni mërr ne telefon Kryeinspektorin Fredi Lipe i cili atë ditë ndodhej në Tiranë dhe i shpjegon si është situata dhe zoti Lipe i thote Eltonit që të niset për të shuar zjarrin.
Pasi operacioni për shuarjen e flakëve përfundon me sukses, diten e nesërme Eltoni hiqet nga puna me pretendimin se ka shkuar për të fikur zjarrin pa ardhur eprori i tij Agron Pani edhe pse ky i fundit per 27 min nuk e ka urdheruar vartësin e tij as të shkonte për të fikur zjarrin dhe as te mos shkonte.
Shkelja ndodhi në datën 26,9.2017 shkresa për largim mban daten 3.9.2017
Një parregullsi tjetër është se kjo shkelje ka ndodhur në dt 26 .9. 2017 ndërsa shkresa për largimin e Eltonit është bërë 23 dië përpara në daten 3. 9. 2017 . Kete Kryeinspektori e justifikon me nje lapsus.
Çështja është në gjykatë
Eltoni e ka çuar çështjen në gjykatë dhe shkalla e parë e ka rrëzuar komisionin e disiplines sipas të cilit Eltoni ka thyer rregulloren dhe ka detyruar shërbimin zjarrfikes që ti japë 10 rroga. Por kryeinspektori e ka dërguar çështjen në Gjykatën administrative në Tiranë , por vështirë që drejtësia të vihet në vend, pasi këtu gjykimi mund të fillojë pas 2 vitesh e gjysëm si pasojë e fluksit të dosjeve.
Kamera e fshehtë me Kryeinspektorin
Gazetarja- Eltoni është larguar nga puna sepse ka shkuar në Sukë për të fikur një zjarr. Agroni ka thënë që do më prisni.
Kryeinspektori- Po, njoftoni..
Gazetarja- A priste zjarri në Sukë?
Kryeinspektori- Atë detyrë ka ai ta verifikojë.
Gazetarja- Kishtë marrë edhe policia njëkohësisht për të thënë që është zjarr. Policia i binte telefonit dhe thoshte pse nuk niseni?
Kryeinspektori- Pse nuk nisen, pse vonohen kjo nuk është fare detyrë e policisë. Sipas pretendimeve të komandantit…
Gazetarja- Agronit?
Kryeinspektori- Agronit, dmth në kohën që ka ardhur këtu është një rrugë matanë,se ai vjen nga shtëpia nga lart. Në qoftë se ai ka ardhur dhe është dukur me motor këta i kanë futur marshin makinës dhe kanë ikur .
Gazetarja- Ka qenë Agroni këtu kur ju jeni nisur?
Eltoni- Jo, jo. Unë kam mesazhet që e kam pritur 27 minuta komandantin. Mesazhin që e kam pritur që më thotë më jep numrin e administratorit.
Gazetarja- Agroni nuk ka qenë dhe në kushte emergjence ky është nisur për të fikur një zjarr. Desha të di ku është faji , pse ky ka shkuar dhe e ka fikur atë zjarr?
Kryeinspektori-Nuk i ngelet këtij ta gjykoj.
Gazetarja- Çfarë faji ka bërë Eltoni?
Kryeinspektori- Ja ça faji ka bërë Eltoni, edhe unë s’do kisha kurajon të nisesha pa një urdhër. Mban përgjegjësi eprori për atë punë, është nisur me makinë pa e pritur komandantin.
Gazetarja- Komandanti mund të vonohej edhe 1 orë.
Kryeinspektori- Mund të vonohej, vete në burg komandanti.
Eltoni- E kam pritur 27 minuta.
Kryeinspektori-Po dakort mo djalë.
Eltoni-Më fal pak, unë të kam marrë ti më ke thënë ik unë kam qenë te ura.
Kryeinspektori- Prit tani.
Eltoni- Më ke thënë ik?
Kryeinspektori-Më thotë komandant neve u nisëm për një zjarr në Këlcyrë thotë, e pritëm komandantin po s’erdhi ne u nisëm.Ç’tu them unë vazhdoni i thashë. Kur vij të nesërmen komandanti thotë është bërë një shkelje disiplinore kanë ikur me kokën e tyre dhe as ka pyetur fare për mua.
Gazetarja- Këto shkuan për të pirë kafe apo për të fikur zjarrin?
Kryeinspektori- Nuk gjykohet kështu.
Gazetarja- Aty mund të digjej një fshat, mund të digjej fëmija, mund të digjej individi….
Kryeinspektori-Teorikisht dhe nga larg kështu duket.
Gazetarja- Eltoni e kishte më kollaj, nuk ikte rrinte këtu dhe le të digjej fshati,edhe nga puna nuk hiqej.Po të hiqet nga puna se fiku zjarrin?
Kryeinspektori-Dëgjo një çik,ne jemi në process gjyqësor dhe po e gjykojmë këtë punë me të tëra si duhet.
Gazetarja- A i thatë vazhdo?
Kryeinspektori-Vazhdo ça të them unë i kam thënë, vazhdo.
Gazetarja- Në këtë rast bëri zarar Eltoni?
Kryeinspektori-Mund të bëjë zarar.
Gazetarja- Në këtë rast që ne po flasim bëri zarar?
Kryeinspektori- Në këtë rast nuk u bë fare zarar.
Gazetarja- Po çfarë bëri?
Kryeinspektori-Po është thyer urdhëri i komandantit.
Gazetarja- O zotëri komandanti nuk i tha mos u nis, komandanti thjesht ishte indifferent.
Gazetarja-Këtu është njoftimi i drejtuar zotit Elton Sulejmani, për masën e disiplinës, dakort?
Kryeinspektori-Po.
Gazetarja- Eltoni ka bërë një shkelje në daten 26 sipas jush, që është nisur pa urdhërin e komandantit. Po si ka mundësi që te kjo shkresë është shënuar data 23 ditë përpara? Në 26 ka bërë shkeljen në 3 .9.2017 e ka parashikuar komandanti…
Eltoni- Që do hiqem nga puna.
Gazetarja- E ka parashikuar komandanti heqjen nga puna të Eltonit?
Kryeinspektori-Duhet të ishte i10-ti, lapsusi kur është fillimi i muajit që akoma jemi me të 9-tin, e ka shkruajtur i 9-ti.Ka ngelura ashtu dhe meqë i vajti njoftimi ashtu ka ngelur i 9-ti.
Gazetarja-Nuk mund të parashikohet 23 ditë përpara që Eltoni ne datën 26 do të bënte një shkelje.
Kryeinspektori-Unë jam shumë serioz. Kjo3.9-ti është shkruajtur gabim, e ka shkruar keq komandanti, ta futim në burg komandantin se ka shkruar keq.
Eltoni- Ti më ke thënë që më kërkon heqjen tënde Kryetari i Bashkisë.
Kryeinspektori-Ti mund të thuash çfarë të duash.
Gazetarja- Gjykata komisionin e disiplinës se ka marrë shumë për bazë.
Kryeinspektori-Gjykata aty ka gjykuar meqë rregullorja jonë e disiplinës nuk ka dale nga Qeveria, thotë nuk e gjen këtë rregullore që ka marrë përsipër këtë.
Gazetarja-Po ku e keni marrë ju këtë rregullore që s’ka dale nga Qeveria?
Kryeinspektori-Rregullorja në fund të ligjit tonë të riut thotë, për aktet normative kur nuk shkelet ligji përdoren rregulloret e vjetra. Neve kryesisht jemi marrë me frymën e ligjit.
Gazetarja- Fryma e ligjit ka interpretime dhe mund ta interpretonit edhe në një mënyrë tjetër.
Kryeinspektori-Patjetër, komisioni është gjithmonë subjektiv.
Gazetarja-Ndonjë mundësi tjetër Eltoni për tu rikthyer në punë ka ?
Kryeinspektori-Për mua jo. Komandantit të shërbimit i është dukur me të drejtë që është anashkaluar qëlimisht,për të mos e respektuar.
Gazetarja-Ideja është që Eltoni ka dashur të sfidojë komandantin?
Kryeinspektori-Po, besoj që po!
Eltoni- Do i zija vendin komandantit unë?
Kryeinspektori-Po nuk e di unë.
Gazetarja- Këtë lloj disipline që keni marrë ju në këtë rast,do jua kishte zili dhe Gjermania.
Kryeinspektori-Mbase.
Kamera e fshehtë me Komandantin e Stacionit
Gazetarja- Po shumë rëndë e keni dënuar, e hoqët nga puna se..
Komandanti i Stacionit- Ky muhabet ka mbaruar.
Gazetarja- Çfarë do të thotë ka mbaruar?
Komandanti i Stacionit- Atë punë e ka gjykata, se kam unë në dorë.
Gazetarja- Me shefin Eltoni ka folur dhe shefi i ka thënë vazhdoni ikni. Kemi shefin dëshmitar. A i thatë vazhdo?
Kryeinspektori- Vazhdo,ça të them unë i kam thënë?
Gazetarja- 27 minuta të priti dhe në këto kushte kur ti nuk ke ardhur, ky është nisur sepse e kanë marrë dhe në telefon se po vazhdon zjarri. Ky është faji, pse është nisur?
Komandanti i Stacionit- Unë këto muhabete i kam mbyllur, dhe nuk kam ndërmend t’i hap prap. Vajti do shuante zjarrin se qëlimi ai ishte të shuhej zjarri. U kthyen të nesërmen bënë analizën e zjarrit.S’më hiqni dot mua nga puna,ça ishte kjo?
Eltoni- Se unë vajta në zjarr,qysh të hiqet njeriu nga puna kur vete në zjarr?
Komandanti i Stacionit- Jo pa urdhërin tim jo. Unë i kam thënë më prit aty të vij dhe unë në zjarr.
Komandanti i Stacionit- Mos mbaj kusuret e atij në makinë,se do kishe ndënjur në punë dhe sot e kësaj dite.
Gazetarja- Ka bërë ndonjë shkelje tjetër?
Eltoni- Tani më thotë mua ky sikur më ka komanduar shoferi.
Kamera e fshehtë me shokun e turnit
Komandanti i Stacionit- Ky është i treti.
Shoku i turnit- Muhabeti ka qënë kështu. Kam ardhur këtu, i kam thënë i keni bërë këto, makina ka qënë gati për nisje ka qënë ora 11 e 15. E keni lajmëruar komandantin, më kanë thënë jo ky po drejtuesi i mjetit që lajmëruam komandantin , po ai po vonohet.Na tha që prisni,rrini prisni I thashë unë të vijë komandanti pastaj nisemi.
Gazetarja- Shoferi ça thoshte?
Shoku i turnit- Shoferi iku me kokën e tija moj, ky s’fliste fare. Këtij i thashë ore e ke ti. Shoferit i thashë e do troç muhabetin kështu i thashë e ka ky ne b…, se ke ti.
E ha ky nesër se ha ti.
Kryeinspektori-Këto nuk na u thane ditën ditën që e gjykuam.
Gazetarja- Pse nuk u mor masë edhe ndaj shoferit.
Shoku i turnit-Po s’fliste ky moj.
Eltoni- Për momentin nuk mund t’i kem thënë unë ndalo shoferit. E di që unë u nisa për në zjarr nuk u nisa për të pirë kafe.
Gazetarja-Për shoferin u mor ndonjë masë disiplinore?
Kryeinspektori-S’ka bërë shkelje shoferi.
Eltoni- Po ta dija unë se çfarë do bëhesh, rrija këtu nuk lëvizja.
Kryeinspektori- Vajte bëre shkelje,s’prite komandantin shkele rregulloren.Shkelje e rëndë disiplinore, mos zbatimi i urdhërit të komandantit,shkelje e rëndë disiplinore./Ora News.tv/