Flash News

KRYESORE

Zjarri del jashtë kontrollit në Finiq, digjen 500 ha tokë

Zjarri del jashtë kontrollit në Finiq, digjen 500 ha tokë

Zjarri që ka përfshirë jugun e vendit sa vjen edhe përkeqësohet.

Kryetari i Bashkisë Finiq, Leonidha Kristo raporton se janë dy vatra zjarri aktualisht një në Kakodhiq dhe tjetra në fshatin Dhrovjan dhe sipas tij situata më kritike është në fshatin Dhrovjan ku zjarri ka dalë jashtë kontrollit.

Sipas tij janë marrë masa duke sjellë edhe 2 avion për shuarjen e flakëve nga Greqia, por deri më tani janë djegur rreth 500 ha nga të cilat 150 ha tokë private dhe tjetra kullotë.

Kryebashkiaku Kristo tha se bashkia e ka strukturën e shërbimit të zjarrëfikëses por ai shtoi se nuk ka mjete. Ai tha se është bërë një kërkesë në shërbimin zjarrëfikës të Athinës dhe së shpejti edhe Bashkia Finiq do të pajiset me zjarrëfikëse.

Gjithashtu kreu i bashkisë Mallakastër Agron Kapllanaj raportoi se janë djegur rreth 100 ha tokë.

 

Të fundit