Flash News

KRYESORE

Zjarri masiv në Dropull dhe Delvinë, rrezikohet godina e bashkisë në Vrisera dhe shkolla e fshatit

Një zjarr masiv ka rënë në fshatin Vrisera në Gjirokastër pasditen e sotme. Nga flakët rrezikohet godina e Bashkisë së Dropullit si dhe shkolla e fshatit.  Forcat e zjarrfikëses së Gjirokastrës janë në luftë me flakët. Drjetori i PMNZSH Gjirokastër, Kujtim Bizhga thotë se zjarrvëniet janë të qëllimshme.

“Situata paraqitet mjaft e vështirë, kjo është një zjarrvënie e qëllimshme,” u shpreh ai.

Megjithatë Bizhga tha se po punohet me të gjitha mjetet për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Zjarri ka nisur rreth 20 minuta më parë.

Po ashtu njoftohet se edhe në Delvinë një zjarr i madh ka rënë, duke djegur një bllok me gështenja dhe disa ullinj të vjetër në moshë. Zjarrfikëset e kanë të pamundur që të futen për të shuar zjarrin, pasi terreni është malor dhe i thyer. Vijon puna për izolimin dhe shuarjen e plotë  të tij.

 

 

Të fundit