Flash News

KRYESORE

Zjarri masiv në Portugali, shkon në 62 numri i të vdekurve

Zjarri masiv në Portugali, shkon në 62 numri i të vdekurve

Të paktën 62 persona kanë humbur jetën në një zjarr katastrofik malor në Portugali, njoftojnë zyrtarët.

Shumica e tyre kanë vdekur në automjete duke ikur nga zona Pedrogao Grande, 50 kilometra në juglindje të Coimbra, sipas qeverisë së vendit.

Disa zjarrfikës janë në mesin e mbi 50 personave të lënduar.Në mesin e 59 të lënduarve ishte edhe një vajzë tetëvjeçare e cila u gjet me djegie të renda duke u endur e vetme pranë zjarrit.

“Fatkeqësisht, kjo duket të jetë tragjedia më e madhe që e kemi parë në vitet e fundit sa i përket zjarreve malore,” ka thënë kryeministri Antonio Costa. Numri i përgjithshëm i të vdekurve mund të rritet përsëri. Autoritetet i kanë shpallur tri ditë zi kombëtare, duke filluar nga sot.

Ministri i Brendshëm Jorge Gomes ka thënë se 30 të vdekur janë gjendur brenda makinave të tyre, ndërsa 17 të tjerë pranë makinave të tyre. Ndërsa 11 të tjerë në një fshat pranë një autostrade.

Ende nuk dihet shkaktari i zjarrit, por Costa ka thënë se stuhitë me vetëtimë dhe bubullima mund ta kenë shkaktuar at

 

Të fundit