Flash News

KRYESORE

Zjarri në Dropull, Tritan Shehu vlerëson ndërhyrjen e Greqisë: Ndihma e tyre e çmuar

Zjarri në Dropull, Tritan Shehu vlerëson ndërhyrjen e

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu bën një analizë të situatës së zjarreve në Dropull përmes rrjeteve sociale dhe shkruan se sot situata është më e qetë.

Sipas Shehut vështirësia për të përballuar situata të tilla treguan se kapacitetet teknike dhe logjistike të Shqipërisë janë shumë larg nevojave dhe kërkesave për të përballuar katastrofa të tilla.

Nga ana tjetër ai spikat tre elemente që ishin thelbesore në dominimin e zjarreve aty dhe vlerëson si të rëndësishme ndihmën e Greqisë.

Statusi i Shehut:

ZJARRET, SOT DROPULLI, ZONA ME PROBLEMATIKE E QARKUT TE GJIROKASTRES U ZGJUA ME QETE!

U kaluan dite shume te veshtira me demtime e pasoja te medha aty, por qe me ne fund duket qe u kalua me e keqja.

Kapacitetet teknike e logjistike tonat u demostruan edhe nje here qe jane shume larg nevojave e kerkesave per te perballuar te tilla katastrofa, qofte edhe te kufizuara keto.

QEVERIA NE VEND QE TE SHPENZOJE QINDRA MILIONA NE KONCESIONE SHTERPE E KORRUPTIVE, DUHET TE PREGATISE INFRATSRUKTUREN PERKATESE PER TE PERBALLUAR FATKEQESITE E TILLA APO ME TE RENDA-KJO ESHTE DETYRA E SHTETIT!

Nga ana tjeter spikaten tre elemente qe ishin thelbesore ne dominimin e zjarreve aty:

1-Gadishmeria njerezore e puna e lavderueshme e personelit zjarrfikes te Qarkut, ushtarakeve, se bashku me strukturat e tjera aty, pavaresisht mungesave thelbesore.

2-Ndihma e dhene nga organet lokale si dhe nga vete qytetaret, perfshi edhe ata te ardhur keto dite per te kaluar pushimet.

3- Ndihma e mbeshtetja e cmuar e arritur nga strukturat perkatese te Greqise, tokesore edhe ajrore keto, qe luajten nje rol te rendesishem ne dominimin e situates, qofte nepermjet mjeteve, eksperiences apo mobilizimit njerrezor te tyre te treguar.

I TAKON TASHTI STRUKTURAVE SHTETERORE ATY TE HETOJNE PER SHKAKUN E ZJARREVE, DENIMIN E FAJTOREVE KUSHDO QOFSHIN KETA.

 

Të fundit