Flash News

KRYESORE

Zjarri në kompleksin turistik "Fishta", dëshmitari flet nga vendngjarja

Zjarri në kompleksin turistik "Fishta", dëshmitari flet nga

Kompleksi turistik "Fishta" në Velipojë është përfshirë sot nga flakët dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 20 persona 4 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë dhe 1 prej tyre është nisur drejt Tiranës me helikopter.

Por, një dëshmitar nga vendngjarja tha për "News24" se dyshohet për viktima. Sipas dëshmitarit të plagosurit janë punonjës të kompleksit "Fishta" dhe një prej tyre është pronari i lokalit Besnik Zejnuni i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.

 “Nxituam të shikojmë së çfarë po ndodhte dhe na thanë se ka shpërthyer një bombol gazi dhe pamë të plagosur. Flitet që ka viktima por policia na ka kërkuar të mbajmë distancën. Policia dhe zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje. Për momentin flakët janë thuajse të fikura. Kati i parë funksionon si bar dhe restorant dhe katet lart janë hotel” tha dëshmitari.

 

Të fundit