Flash News

KRYESORE

Zjarri në Krrabë, policia arreston tre të rinj

Zjarri në Krrabë, policia arreston tre të rinj

Ditën e sotme, shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1, pas një pune intesive hetimore disa ditore, bënë të mundur dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së zjarrit të rënë mbi tunelin e Krrabës.

Në prangat e policisë kanë rënë tre shtetas:

- A. U, 22 vjeç, banues në fshatin Krrabë.

- O. D, 26 vjeç, banues në fshatin, Krrabë.

- G.P, 17 vjeç, banues në fshatin Krrabë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, këta shtetas më datë 06.08.2017, mbi tunelin e Krrabës, kishin hapur disa gropa për të bërë qymyr, ku për pasojë është përhapur zjarri në pyll, i cili vazhdon prej 3 ditësh dhe janë djegur mbi 15 hektar pyje (lisa, mare, dushk).

Shërbimet e policisë vazhdojnë punën në bashkëpunim me Emergjencat Civile, PMNSZH dhe forcat e Armatosura për fikjen e zjarrit.

Të fundit