Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Zjarri në Mati të Greqisë, ndërron jetë edhe një vajzë, shkon në 99 numri i viktimave
Rritet bilanci i viktimave si pasojë e zjarrit tragjik që përfshiu zonën e Matit në Greqi më 24 korrik të këtij viti.
Mediat greke shkruajnë se numri i viktimave ka shkuar në 99 persona, pasi së fundmi ndërroi jetë edhe një vajzë 26-vjeçarem, e cila po kurohej në spitalin Evangjelismo prej një muaji e gjysmë, por nuk ia doli dot.
Ngjarja bëhet edhe më tragjike, pasi 24 prej viktimave janë fëmijë. Zyrtarët grekë kanë thënë se zjarri mund të jetë vënë nga grabitësit që cilët presin që shtëpitë të braktisen në mënyrë që të hyjnë për t’i grabitur. Në përhapjen e shpejtë të flakëve ka “ndihmuar” era dhe temperaturat mbi 35 gradë Celsius.
Vatra e parë e zjarrit ka nisur në një resortin turistik “Mati”, pjesë e rajonit Rafina 30 kilometra në veri të Athinës rreth orës 5:00 e pasdites së të hënës.