Flash News

KRYESORE

Zjarri në Sarandë, 12 ha kullota të djegura në Qafën e Muzinës

Zjarri në Sarandë, 12 ha kullota të djegura në Qafën e

Vatrat e zjarrit në vend po shtohen, është regjistruar ditën e sotme një tjetër vatër zjarri në në Qafën e Muzinës në Sarandë në afërsi të fshatit Jorgucat.

Mësohet se janë përfshirë nga flakët hektarë të tërë me kullota. Deri më tani raportohet për 12 hektar kullota të djegura.

Ndërkohë mësohet që 4 mjete zjarrëfikëse kanë shkuar në vendngjarje, për normalizimin e situatës dhe shuarjen e flakëve.

Ndërsa njoftohet se nga kjo vatër zjarri për fat të mirë nuk rrezikohen banesat.

Të fundit