Flash News

KRYESORE

Zjarri në Vorë, policia arreston 16-vjeçarin e dyshuar si zjarrvënës

Zjarri në Vorë, policia arreston 16-vjeçarin e dyshuar si

Policia e Vorës ka ndaluar sot një të mitur, 16 vjeç si personin e dyshuar që i vuri zjarrin fshatit Kuç ku për pasojë u dogjën 5 hektarë tokë dhe u rrezikua një fabrikë fishekzarresh.

Burime të policisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet R.L, banues në fshatin Gjokaj, i cili rezulton edhe i proceduar më parë për veprën penale penale "Prerje e paligjshme e pyjeve".

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.08.2017, shërbimet e policisë të Komisariatit Vorë, në sajë të një pune të mirëfilltë hetimore kanë arritur të dokumentojnë me prova ligjore autorësinë e zjarrit në fshatin Kuç dhe kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit : - R.L., 16 vjeç, banues në fshatin Gjokaj (Bashkia Vorë), i proceduar më parë për veprën penale "Prerje e paligjshme e pyjeve", neni 205 i Kodit Penal. Ndalimi i këtij shtetasi është bërë i mundur, pasi më datë 09.08.2017, rreth orës 19 : 00, në kodrat e fshatit Kuç, ky shtetas ka shkaktuar rënien e zjarrit në sajë të një cigareje të hedhur në tokë, ku për pasojë janë djegur mbi 5 hektar bimësi (shkurre dhe ullinj). Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me PMNSZH dhe Emergjencat Civile vazhdojnë punën për fikjen e zjarrit i cili vazhdon prej 2 ditësh. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartëpërmemdur për veprën penale "Shkatërrim nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor, parashikur nga neni 206 /b i Kodit Penal.

Të fundit