Flash News

KRYESORE

Zjarri i qëllimshëm në Tepelenë djeg 10 ha kullotë 5 ha pyje

Zjarri i qëllimshëm në Tepelenë djeg 10 ha kullotë 5 ha

Situata me zjarret në vendin tonë vazhdon të jetë kritike. Ditën e sotme një zjarr i madh ka rënë në fshatin Luzat të Tepelenës. Deri më tani janë djegur rreth 10 hektarë kullota dhe 5 hektarë pyje.

Zjarri mendohet të jetë vënë qëllimisht nga dy barinj të cilët kanë tentuar të djegin kullotat, por më pas zjarri është përhapur edhe më gjerë duke djegur edhe pyjet. Mësohet se barinjtë janë shoqëruar në komisariatin e Tepelenës.

Në vend kanë mbërritur zjarrëfikset, por terreni i thepisur vështirëson punën e tyre. Ka shkuar gjithashtu edhe ushtria, ndërsa për momentin nuk parashikohen ndërhyrje nga ajri, kjo edhe për shkak të rregullores ku ndërhyrjet nga ajri nuk lejohen në errësirës. Situata është kritike edhe për shkak se në vijë ajrore zona ku ka rënë zjarri është vetëm 200 metra larg zonës së banuar, ndërsa flakët favorizohen edhe nga era. E njëjta situatë në Tepelenë ishte edhe tre javë më parë ku u shkrumbuan rreth 12hektarë pyje

Të fundit