Flash News

KRYESORE

Zjarri tek Parku i Liqenit, arrestohet 53 vjeçari për zjarrvënie nga pakujdesia

Zjarri tek Parku i Liqenit, arrestohet 53 vjeçari për

Parku i Liqeni Artificial u përfshi mesditën e djeshme nga flakët, të cilat arritën të viheshin nën kontroll nga ndërhyrja e menjëhershme e punonjëve të zjarrëfikses. Megjithatë për këtë rast, policia ka arrestuar një 53 vjeçar për “Shkatërrim nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, pikerisht per zjarrin e djeshem te Parku i Liqenit ne Tirane.

Policia bën me dije se është arestuar në flagrancë, shtetasi Arben Guga, 53 vjeç, banues në Tiranë.

“Arrestimi i këtij shtetasi është bërë i mundur pasi rreth orës 15:00, te Kodrat e Liqenit Artificial, nga pakujdesia ka shkaktuar zjarr duke hedhur në tokë një cigare, ku për pasojë janë djegur rreth 500 m2 shkurre dhe pemë dekorative”- njofton policia. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penal ” Shkatërrim nga pakujdesia me zjarr të pyjeve dhe i mjedidit pyjor”, parashikuar nga neni 206/2 i Kodit Penal.

Të fundit