Flash News

KRYESORE

Zlatan apo Pato? Dilema e janarit për Milanin

Zlatan apo Pato? Dilema e janarit për Milanin

Sipas fjalëve që qarkullojnë në mediat italiane, ekipi i Milanit është në kërkim të një futbollisti tjetër, me anë të së cilit pretendon të plotësojë sulmin në janar të 2019-ës.

Pak kohë më parë u përfol për një rikthim të mundshëm të suedezit Zlatan Ibrahimovic, të cilit i mbaron kontrata në fund të vitit me ekiopin e LA Galaxy. Ibra nuk dha asnjë konfirmim, por as nuk e mohoi një mundësi për të kaluar sërish tek kuqezinjtë.

Në të njëjtën kohë, në tavolinën e merkatos së janarit ka dalë edhe emri i brazilianit Alexandre Pato, i cili ka disa vite që luan për ekipin kinez të Tianjinit, ku ka arritur të shkëlqejë me performancën e tij.

Herën e fundit që Pato ishte në Milano, u takua me drejtuesit e kuqezinjve dhe kur u pyet nga gazetarët për një rikthim te "djalli", ai u shpreh se dëshira e tij ishte madhe dhe se e dashuron ende Milanin. Jo vetëm kaq, por së fundmi Pato ka filluar të japë sinjale në rrjetet socilae, ku shpesh poston foto me fanellën e Milanit dhe shkruan bashkangjitur se Milan vazhdon të jetë ekipi i zemrës.

Por sipas "Calciomercato", për Leonadron duket se janari nuk do të jetë 'brazilian' pasi ai synon të ketë në ekip Ibran, i cili edhe pse në moshën 37-vjeçare vazhdon të jetë në 'top form'.

Ndërkohë nuk ka ende asgjë zyrtare, por me siguri njëri nga ish-kuqezinjtë do të kthehet në Milanello në janar dhe cilido qoftë prej tyre do të sjellë shumë entuziazëm për tifozët.

Të fundit