Flash News

KRYESORE

Zlatan Ibrahimoviç: Kupa e Botës pa mua, nuk do të ishte një Kupë Bote

Zlatan Ibrahimoviç: Kupa e Botës pa mua, nuk do të ishte

Futbollisti suedez, Zlatan Ibrahimoviç, është shprehur së fundmi në një emision se Botërori ‘Rusi 2018’ nuk do të jetë Botëror nëse mungon ai.

"Kupa e Botës pa mua, nuk do të ishte një Kupë Bote", ka thënë Ibrahimoviç në emisionin amerikan "The Jimmy Kimmel Show".

Sulmuesi 36-vjeçar pak ditë më parë i kërkoi trajneri të kombëtares  suedeze, Janne Andersson, që ta grumbullonte në kompeticionin më të madh të futbollit për kombëtaret.

Kujtojmë se Ibrahimoviç u tërhoq nga impenjimet ndërkombëtar pas përfundimit të Europianit të Francës, i cili u zhvillua në vitin 2016.

Të fundit