Flash News

KRYESORE

Zlatan Ibrahimoviç do të jetë në një skuadër me futbollistin shqiptar

Zlatan Ibrahimoviç do të jetë në një skuadër me

Ndër emrat më të përfolur për merkaton e verës është ai i suedezit Zlatan Ibrahimoviç.

Përflitet për një kalim të mundshëm në Seria A, ku kuqezinjtë e Milanit kërkojnë shërbimet e tij, por jo vetëm. Edhe ekipi i Napolit ka qenë i interesuar për shtatlartin. Agjenti i tij, Mini Rajola i ka dhënë fund të gjithë zërave, teksa ka deklaruar:

“Ibrahimovic është mirë. Ai ka shumë oferta nga Shtetet e Bashkuara dhe gjithashtu nga Italia, por ai nuk do të shkojë në Napoli. Një transferim në Napoli? Kushedi, ndoshta,” deklaroi ai për “Fox Sports”.

Kujtojmë se për Napolin luan edhe shqiptari Elseid Hysaj i cili është një nga lojtarët kyç në këtë skuadër.

Të fundit