Flash News

KRYESORE

Zogaj komenton mungesën në lista të kritikëve të Bashës: Nuk u dihet pesha elektorale

Zogaj komenton mungesën në lista të kritikëve të

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Preç Zogaj, ka komentuar edhe mungesat e emrave të njohur të PD-së në lista, si Topalli, Patozi, Bregu, Imami e Bode, duke sqaruar se për aq kohë sa asnjë deputet nuk votohet, por është pjesë e listave, për askënd nuk dihet pesha elektorale.

Në një intervistë për “Panorama”, pyetjes se si e vlerësoni vendim e Bashës për të mos i kandiduar figurat historike të kësaj partie apo kritikët me peshë të Bashës, si Jozefina Topalli, Astrit Patozi dhe Majlinda Bregu, Zogaj u përgjigj:

“Imagjinoj se çfarë përgjigjeje do të mund të jepja sikur të ndodhesha para pyetjes së kundërt, nëse do të rikandidoheshin të gjithë këta dhe të tjerë deputetë të PD-së që nuk janë rikandiduar. Përgjigjja do të ishte më e lehtë besoj. Po unë nuk dua të flas në bllok për një listë ku nuk janë përfshirë miq të mi nëpër vite, individë që i respektoj dhe individë që më lënë indiferent.

Ajo që dua të vë në dukje këtu është se edhe këtu jemi në një shfaqje të aberracionit që krijon sistemi elektoral në fuqi ku askush nuk votohet, pra nuk dihet sa peshë elektorale në popull dhe në parti kanë realisht figurat politike. Prej dymbëdhjetë vjetësh nuk votohet asnjë deputet. Ka deputetë që nuk janë votuar kurrë në popull. Deputetë që dalin nga renditja në pjesën fituese të listave janë automatikisht anëtarë të forumeve partiake, pra nuk votohen as në parti. Në këto kushte, çdo lider, e ca më shumë një lider i ri që mëton reformimin e partisë, është para detyrës të bëjë zgjedhje të vështira, që duhet t’i bëjë. Gabimet, të korrigjueshme në perspektivë, janë efekti kolateral i një operacioni të domosdoshëm”, – ka thënë Zogaj.

 

  

Të fundit