Flash News

KRYESORE

Zogaj: Opozita është penduar për mandatet. Një paralajmërim të fortë edhe për qeverinë

Analisti Preç Zogaj shprehet se Reforma në Drejtësi e ka vendosur politikën në karakantinë përsa i përket nismave unilaterale dhe përplasjeve të tipit të vjetër. Në emisionin “Ditari” në A2 CNN, analisti mendon se ‘drejtësia e re’ nuk do të kursejë asnjëra nga palët politike; qeveri e opozitë.

“Fillimi i punës nga drejtësia e re do të sjellë transparencë për atë që po ndodh në Shqipëri. Reforma në Drejtësi e ka vendosur politikën në karakantinë përsa i përket nismave unilaterale dhe përplasjeve të tipit të vjetër. Saçi i madh i Reformës në Drejtësi e ka tharë mejdanin politik shqiptar. I ka vendosur të gjithë në një plan, qeveri dhe opozitë. Presupozohen si problemi i Shqipërisë, jo si zgjidhja”, analizon Zogaj.

Në lidhje me vendimin e opozitës për të djegur mandatet, Zogaj sqaroi se mazhoranca “e ka shfrytëzuar negativisht këtë gjë, me qasjen e saj në detyrat qeverisëse. Besoj se do ta paguajë çmimin sepse SPAK-u po vjen dhe abuzimet e qeverisë janë një minierë”.

Ai shtoi se disa drejtues të PD dhe LSI mund të jenë penduar” për djegien e mandateve. “Ka hapësirë për të nxjerrë mësime dhe për të mos bërë më këto gjëra. Askush nuk do të guxojë t’i bëjë më sepse edhe nuk u shpërblyen. Po të ishin shpërblyer do të bëheshin rrugë në Shqipëri dhe rajon”, përfundoi Zogaj.

Të fundit