Flash News

KRYESORE

Zona e përmbytura, mjekët shpëtojnë 4-vjeçarin dhe dy të moshuar

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastrliu, ka njoftuar se ekipet mjekësore vijojnë të jenë në gatishmëri për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të cilët janë përmbytur.

Në rrjetin social Facebook, Manastirliu thotë se mjekët shpëtuan një 4 vjeçar nga Velipoja dhe 2 të moshuar me probleme kardiake nga Mali i Jushit.

“Ekipet mjekësore me autoambulancat e spitalit të Shkodrës në gadishmëri 24 orë pranë zonave të përmbytura👉🏼shpëtuan një 4 vjeçar nga Velipoja dhe 2 të moshuar me probleme kardiake nga Mali i Jushit, të cilët aktualisht po trajtohen në spitalin Rajonal të Shkodrës”, shkruan Manasterliu.

Të fundit