Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zonja e Parë e Francës, mësuesja e gjimnazit me të cilën u dashurua Macron
Brigitte Macron-gruaja 24 vjet më e madhe e Emannuel Macron. Në portretet e Brigitte Macron, shpesh tematizohet mosha e saj, 24 vjet më e madhe se Emmanuel Macron. Por kush është kjo grua?

Kur u publikuan më 23 prill rezultatet e para të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, Emmanuel Macron që kryesonte ndaj kandidates populiste Le Pen, u ngjit në skenën e lëvizjes "En Marche!"- Përpara nën brohoritjen e përkrahësve. Por 39 vjeçari nuk ishte vetëm. Dorë për dore me të u ngjit edhe gruaja e tij, Brigitte, 64 vjeç. Në radhët e para një grua formon me duar zemrën dhe thërret - "Brigitte! Brigitte! Brigitte!"

Dashuria e Emmanuel Macron, Brigitte Macron, lindur Trogneux, mësueses së frëngjishtes e latinishtes duket se është pranuar nga francezët. Në të njëjtën kohë ajo kthehet edhe në tabelë qitjeje për kundërshtarët e Emmanuel Macron. Kush është kjo grua që në fillim të karrierës së tij ra në sy për fundet e shkurtër e flokët e bjondizuar?

Historia në "Paris Match"
Brigitte Trogneux është vajza e vogël e gjashë fëmijëve të Simone dhe Jean Trogneux nga Amiens, një qytet universitar, 140 km larg Parisit. Ajo është rritur në një familje të pasur, pronare e një manufakture çokollatash, e njohur për specialitetin "Macrons d'Amiens". Më shumë nuk dihet për të shkuarën e gruas së Emmanuel Macron. Me bashkëshortin e parë, bankierin André Louis Auzière, ajo ka dy vajza dhe një djalë. Deri para dy vitesh Brigitte Macron punonte si mësuese, pastaj e la punën për t'iu kushtuar karrierës së bashkëshortit Macron.

Çifti i famshëm i Francës është njohur në grupin e teatrit të shkollës jezuite "La Providence" në Amiens. Nxënësi i atëhershëm 17 vjeçar dhe mësuesja 41 vjeçare punonin së bashku për inskenimin e pjesës "Arti i Komedisë”. "Ndjeja që po lëkundesha, por edhe ai”, ka thënë Brigitte Macron kundrejt "Paris Match", një nga revistat ilustruese më të njohura franceze.

"Pavarësisht se çfarë bën ti, unë do të martohem me ty”
„France 3" ka publikuar videon e pjesës teatrale të vitit 1993, ku Macron qëndron në cep i drojtur. Macron ndërroi shkollë vitet e fundit dhe u fut në gjimnazin elitar parizien Henri IV, ndërkohë që mësuesja qëndroi në Amiens. Megjithatë të dy e ruajtën kontaktin, telefononin me orë herë pas here. Revista "Paris Match” ka publíkuar historinë e dashurisë dhe fjalinë e njohur ndërkohë që Macron i ka thënë mësuese së tij. "Pavarësisht se çfarë bën ti, unë do të martohem me ty.”

Në vitin 2007 kjo dëshirë u bë realitet. Brigitte Auzière ofroi divorcin dhe u bashkua me Emmanuelin në Paris. Kur Macron u bë person i njohur publik, francezët e kishin të vështirë fillimisht të mësoheshin me çiftin me dallim moshe.

Macron - simpatik për femrat
Tani kjo lidhje e pazakontë nuk habit më njeri, madje femrat e quajnë të guximshëm përkushtimin publik të Emmanuel Macron për këtë femër. Për to, kjo lidhje të thotë shumë për një njeri që arriti të bindë një grua dukshëm më të madhe në moshë, dhe tani po përpiqet të bindë një vend të gjithë.

Brigitte Macron e ka shoqëruar bashkëshortin në fushatën zgjedhore. Shpesh ajo qëndron në publik duke shikuar me buzëqeshje Emmanuel Macron. Por Brigitte Macron luan rol aktiv edhe në strategjinë e fushatës zgjedhore të bashkëshortit dhe organizimin e tubimeve publike. Ndryshe nga kryetarja e Le Pen, çifti Macron e lejon publikun francez t'i hedhë një vështrim jetës së tij private. Pavarësisht zërave se në këtë prezantim ka edhe inskenim, gruaja që ka shanse të jetë zonja e parë e Francës më 7 Maj, është mjaft e lirshme kur flet para mediave. "Pse duhet që Macron të zgjidhet këtë vit president? Përfytyroni si do të dukem unë në vitin 2022?”/dw
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38