Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
'Zonja Eni' apo 'Shën Eni'? Pas kritikave dhe humbjes së kredibilitetit: "e dhuroj rrogën qeveritare"
Gazetarja Eni Vasili ka reaguar sërish pas emërimit në postin e përfaqësueses së medias në INSTAT. Në përgjigje të komenteve, që e cilësojnë si jo etik punësimin e saj në qeveri me ‘bekimin’ e Edi Ramës dhe Erion Braçes, Vasili sqaron se rrogat do ia dhurojë Fakultetit të Gazetarisë.
“Fondin e shpenzimeve prej rreth 300 eurove në vit për pjesëmarrjen në mbledhjet e Këshillit të INSTAT do ia dhuroj fakultetit të gazetarisë për tekste që mësojnë gazetarët e rinj se si të mos prodhojnë lajme të rreme” shkruan Eni në një postim në Instagram.
Me sa duket e palumtur nga vërshimi i kritikave për atë se si një gazetare pranon një rrogë qeveritare, Eni Vasili bën edhe gabimin e dytë. I ofron Fakultetit të Gazetarisë 'lëmoshë' apo bamirësi për tekstet kundër fake news duke 'harruar' se modeli i gazetarit profesionist është pavarësia dhe shërbimi publik, por ky i fundit jo nëpërmjet bamirësisë.
Aktualisht, ajo moderon emisionin politik Open në Top Channel që transmetohet çdo të hënë dhe të enjte në mbrëmje.