All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Zoran Zaev bën thirrje për të hetuar pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Zoran Zaev bën thirrje për të hetuar pasuritë e
All - Paragraf - 1

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev kërkoi nga institucionet përgjegjëse që të nisin punën për kontrollin e pasurisë së gjykatësve e prokurorëve.

All - Paragraf - 3

Ai i akuzoi ata si “mburoja e fundit e regjimit të kaluar të Nikolla Gruevskit.”

“Një pjesë e gjykatësve dhe prokurorëve kanë mbetur kështjella e fundit e shtetit të robëruar. Po kontrollojnë punën dhe epilogun e proceseve gjyqësore ku janë të dyshuar dhe akuzuar protagonistët e regjimit të kaluar. Këto forca i kanë dalë në rrugë drejtësisë duke mbrojtur krimin. Kjo duhet të ndërpritet, duhet t’i pengojmë dhe ata duhet të përgjigjen para popullit për punën që kanë bërë”, tha Zaev.

Kryeministri shtoi se nuk duhet humbur kohë për hetimet.

“I bëjmë thirrje komisionit anti-korrupsion të nis procedurën për kontrollin e pasurisë dhe të prokurorëve kurse institucionet tjera si MPB-ja, policia financiare, drejtoria e tatimeve, kadastra e të tjera, mundet që këtë muaj të nisin proceset për kontrollin dhe konstatimin e pasurisë së tyre”.

Të fundit