Flash News

KRYESORE

Zoran Zaev merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Zoran Zaev merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Zoran Zaev merr mandatin për formimin e qeverisë së re. Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i ka dorëzuar mandatin kreut të LSDM-së për formimin e qeverisë së re.

Sipas Kushtetutës, kreu i LSDM-së brenda 20 ditëve duhet të sigurojë shumicë parlamentare prej 61 deputetëve për formimin e qeverisë së re.

Zaev, në emër të koalicionit “Mundemi”, e cila ka marrë numër më të madh të mandateve të deputetëve në Kuvend, njoftoi dje presidentin Pendarovski për negociata me më shumë parti për sigurimin e shumicës së domosdoshme në Kuvend dhe për zgjedhjen e Qeverisë.

Në formimin e qeverisë së re, faktori shqiptar pritet të luajë një rol të rëndësishëm, meqë në zgjedhjet e 15 korrikut partitë shqiptare sëbashku kanë arritur t’i fitojnë 32 vende.

Të fundit