Flash News

KRYESORE

Zoran Zaev pritet të japë sot dorëheqjen, i hapet rruga votimit të qeverisë teknike

Zoran Zaev pritet të japë sot dorëheqjen, i hapet rruga votimit

Lideri socialdemokrat, Zoran Zaev, pritet të japë dorëheqjen sot. Lëvizja e tij i hap rrugën votimit të qeverisë teknike me mandat 3 mujor, e cila do të jetë e fokusuar në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 12 prillit.

Zaev pranoi që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pa përfunduar mandatin e tij 4 vjeçar.

Zaev erdhi në pushtet në fund të dhjetorit të 2016, pas protestave dhe aferës së përgjimeve, ku ai ishte protagonisti kryesor që shpalosi bisedat e përgjuara, që ishin bërë nga ana e qeverisjes së kaluar të ish-kryeministrit Nikola Gruevski.

‘Në përputhje me procedurat kushtetuese dhe sipas marrëveshjes së Përzhinës, 90 ditë para zgjedhjeve duhet të formohet Qeveria teknike.

Kryeministri teknik është propozuar Oliver Spasovski, ministri aktual i MPB-së, ndërsa opozita e VMRO-së do udhëheq me ministrinë e MPB’, raporton INA.

Të fundit