Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Zoran Zaev sfidon Merkelin dhe Macron me dorëheqje, nxjerr zbuluar Ramën
Sipas raportimeve mediatike, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është shprehur i gatshëm të dorëhiqet nga detyra nëse vendit të tij nuk i hapen negociatat me BE-në në muajin qershor. Këtë qëndrim raportohet se Zaev e ka mbajtur në Berlin, ku po merr pjesë në samitin franko-gjerman për Ballkanin Perëndimor.
Kërcënimi i Zaev është një sfidë e hapur për Angela Merkel dhe Emmanuel Macron, të cilët kërkojnë stabilitet në rajon, ndërkohë që largimi i kryeministrit maqedonas mund ta rikthej këtë vend në situatën e tensionuar të tre viteve më parë.
Mediat gjermane raportojnë gjithashtu për një presion gjithnjë e në rritje të kancelares Merkel ndaj presidentit Macron, që ky i fundit të bëjë lëshime për Shkupin dhe të pranojë hapjen e negociatave. Ajo kërkon një shpërblim për shtetin ballkanik, pas marrëveshjes që nënshkroi me Greqinë. Berlini dhe Brukseli i druhen gjithashtu rikthimit të Rusisë në Maqedoninë e Veriut.
Ndërkohë, ky qëndrim i Zoran Zaev nxjerr zbuluar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka dështuar dy herë radhazi për të hapur negociatat me Bashkimin Evropian. Ndryshe nga fqinji i tij, Rama duket se as nuk e çon në mend dorëheqjen, pavarësisht dështimeve të vazhdueshme në prioritetin kombëtar, avancimin e rrugës drejt BE-së.
Qeveria e Ramës i ka varur tashmë shpresat te Maqedonia e Veriut, e cila mund të tërheq edhe Shqipërinë në procesin e negociatave me BE-në.
- Rama, në Berlin, nuk duhet t’i druhet vetëm Merkelit, por edhe Zaevit
- Negociatat nuk hapen në qershor, ‘Deutsche Welle’: Vendimi shtyhet për në vjeshtë