Flash News

KRYESORE

Zotëron tregun botëror prej 125 vitesh, Coca-Cola prodhon pije alkoolike

Zotëron tregun botëror prej 125 vitesh, Coca-Cola prodhon pije

Pija freskuese Coca-Cola  e konsumuar nga pothuajse e gjithë bota, për herë të parë në historisë e saj 125 vjeçare do të prodhojë një pije alkoolike të quajtur ‘Chu-Hi’.

Chu-Hi është një lloj pije me përqindje të ulët alkooli që do të prodhohet fillimisht për tregun japonez.

Produkti zakonisht përmban 3-8% alkool sipas volumit.

Shefi ekzekutiv i Coca-Cola në Japoni ka bërë me dije se ky është një eksperiment modest për tregun e tyre, por nuk ka përcaktuar një afat kohor për produktin e ri.

“Coca-Cola gjithmonë është fokusuar tërësisht në pije joalkoolike dhe ky është një eksperiment modest për një pjesë specifike të tregut tonë", ka thënë ai.

Ndërkohë nuk janë dhënë akoma detaje se si do të jetë amballazhi apo sasia e produktit të ri të Coca-Cola.

Të fundit