Flash News

KRYESORE

“Zoti është kudo”, Meta shpërndan mesazhin e Kardinalit Ernest Troshani: Është simbol i rezistencës dhe vlerave

“Zoti është kudo”, Meta shpërndan mesazhin e

Presidenti Ilir Meta publikoi një mesazh të Kardinalit shqiptar Ernest Simoni Troshani lidhur me festën e Pashkës. Meta, në komentin e tij, shkruan se “Troshani është simbol i rezistencës dhe përkushtimit të pashembullt ndaj vlerave njerëzore dhe idealeve kombëtare”. “Me bekimin e Zotit të ketë jetë të gjatë, me plot shëndet e mbarësi! Në këto ditë të vështira të pandemisë botërore, kur besimtarët katolikë po kremtojnë Pashkët me "dyer të mbyllura", Kardinal Ernest Simoni Troshani me të drejtë na kujton vitet e tij të vuajtjeve dhe torturave çnjerëzore, ku edhe pse i izoluar në qelitë e burgjeve, gjente forcën, kurajon dhe shpresën tek besimi dhe dashuria për jetën dhe njerëzit!”, shkruan Meta gjithashtu.

Ndërkohë, në mesazhin e Kardinalit Troshani, përcjell nga Meta thuhet: "MOS KINI FRIKË! Lutuni dhe sigurohuni që dashuria e Zotit të përcillet për të gjithë. Thyejeni bukën dhe ndajeni atë dhe të mirat tuaja me të varfërit, sepse po i jep Jezusi. Ju kur ndihmoni të pastrehët dhe të sëmurët, keni bërë punën e Zotit. Sot pasuria më e madhe është ndarja. Besimi përbëhet nga vepra dhe mrekulli, jo vetëm nga fjalë. Zoti nuk është vetëm në kisha. Zoti është kudo, Zoti është edhe brenda qelizave tona", - janë porositë e mençura që jep sot në Festën e Pashkës Kardinali ynë i dashur. Faleminderit me mirënjohje për këto mesazhe kaq shpresëdhënëse që na jep të gjithëve Ernest Simoni Troshani!”, përfundon postimi i Presidentit.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/2478733825770778/

Të fundit