Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Zotohet para Gjiknurit kryebashkiaku ri i PS, mungon e besuara e Kokëdhimës
Adrian Gurma është konstituuar si kryetar i ri i Bashkisë së Sarandës, dale nga votimet e 30 qershorit. Në prani të deputetëve Damian Gjiknurit, Andrea Martos, Alket Hysenit dhe zv/ministrit të Brenshëm, Besfort Lamellari, ai ka premtuar se do të ndikoje ne zhvillimin e qytetit.
“Për Sarandën e shekullit të 21! Së bashku me anëtarët e rinj të Këshillit Bashkiak e gjithë vëmendja jonë do të jetë për përmbushjen e premtimeve që kemi dhënë. Jam i bindur që me mbështetjen e pamunguar të qeverisë do të përballemi me çdo sfidë për ta çuar Sarandën përpara”, shkruan ai në një postim në Facebook.
Në ceremoni, ra në sy mungesa e ish-kryebashkiakës socialiste, Florjana Koka, e cila duket se nuk e ka pritur mirë mos-rikandidimin për një mandat të dytë. Në media ëshë raportuar se një ndër arsyet që Rama nuk ‘votëbesoi’ Kokën është se ajo njihet si njeri i afert i Koço Kokëdhimës, i cili e propozoi në zgjedhjet lokale te vitit 2015, para kater viteve.