Flash News

KRYESORE

Zuckerberg e dëgjon gjithë ‘sy e veshë’, zbulohet çfarë i tha Edi Rama themeluesit të Facebook

Disa ditë më parë, Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale një foto, ku një prej bashkëbiseduesve të tij, që e dëgjonte gjithë ‘sy e veshë’ ishte edhe Mark Zuckerbeg, themeluesi i medias sociale gjigante,  Facebook.

Takimin Rama e zhvilloi gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë. Por me publikimin e fotos Kryeministri nuk njoftoi për përmbajtjen e bisedës. Ka qenë një prej pjesëmarrësve në bisedë, biznesmeni i njohur gjerman i cili ka publikuar foton nga takimi dhe ka zbuluar se për çfarë po flisnin me kryeministrin shqiptar.

Ai shprehet se Rama po i shpjegonte se pse Shqipëria është i vetmi vend i cili ka qenë pjesë e ish- bllokut të Bashkimit Sovjetik dhe sot nuk ka parti komuniste.

“Konferencat e mëdha globale shpesh përdoren (ab) si një altoparlant për CEO-t dhe politikanët për të shpërndarë mesazhet e tyre të miratuara nga PR. Në Konferencën e Sigurisë së Mynihut kjo është ndryshe. Pjesëmarrësit e përdorin atë për diskutim të vërtetë, duke folur hapur për çështjet e tyre më të ngutshme dhe duke dëgjuar perspektivat e tjera. Shumë e rrallë këto ditë.

Kjo fotografi kap momentin kur Edi Rama, kryeministri i mahnitshëm i Shqipërisë, i shpjegon CEO-s së Lufthansa-s Carsten Spohr, Mark Zuckerberg dhe mua pse Shqipëria është i vetmi vend i mëparshëm Sovjetik – pa asnjë parti komuniste (Gjermania tani e ka një të tillë): Shqipëria përjetoi shumë më e keqja e komunizmit maoist / stalinist të epokës së gurit. Ata e dinë nga përvoja e dhimbshme se nuk funksionon. Sot, Shqipëria është një nga vendet më të etura të Evropës Lindore për t’u anëtarësuar në BE dhe për të ofruar për njerëzit e saj lirinë dhe prosperitetin që vjen si kapitalizëm i përgjegjshëm dhe gjithëpërfshirës. ”- shkruan Angermayer.

Të fundit