Flash News

KRYESORE

Zuckerberg përballë Parlamentit Evropian, takimi do të transmetohet ‘live’

Zuckerberg përballë Parlamentit Evropian, takimi do të

Ditën e sotme do të transmetohet ‘live’ takimi në Bruksel, mes Parlamentit Evropian dhe shefit të 'Facebook' Mark Zuckerberg.

Zuckerberg do të dalë përballë Parlamentit Evropian për të mbrojtur kompaninë e tij të përfshirë në skandale të profilit të lartë si ai i Cambridge Analytica, ku u përdorën të dhënat e miliona përdoruesve.

Ai kërkoi që ky takim të mbahej me dyer të mbyllura dhe presidenti i parlamentit, Antonio Tajani, e mbështeti këtë vendim nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’.

“Po presim me padurim takimin dhe jemi të gëzuar që do të transmetohet live,” u shpreh një zëdhënës i rrjetit social.

Zuckerberg do të takohet me Tajanin dhe liderët e partive të Parlamentit Evropian dhe të mërkurën do të vizitojë edhe presidentin francez, Emanuel Macron.

Të fundit