Flash News

KRYESORE

Zuri vendin e Bora Zemanit, rikthehet në ekran ish-velina e ‘Fiks Fare’

Pas largimit të Bora Zemanit nga Digitalb dhe pozicionimit të saj përkrah Edi Manushit në spektaklin ‘E Diell” në Top Channel, emisioni që ajo ka drejtuar prej disa vitesh tashmë do të drejtohet nga një tjetër bukuroshe.

Bëhet fjalë për ish-velinën e emisionit investigativ “Fiks Fare”, Gea Braha.

Lajmi ëhstë konfirmuar nga vetë Gea, përmes një statusi në rrjetet sociale, ndërsa pozon në studion e emisionit ‘Bar Skedina’.

“Bashkë do të shihemi në 'Bar Skedina'... Falënderoj Digitalb që ma besoi këtë format!”, shkruan prezantuesja më e re e platformës Digitalb.

Të fundit