Flash News

KRYESORE

ZV.ambasadori i OSBE në Shqipëri, pranon blerjen e votave

ZV.ambasadori i OSBE në Shqipëri, pranon blerjen e votave

Zëvendësambasadori i OSBE në Shqipëri, Robert Wilton, në një takim në Shkodër, ka pranuar se në Shqipëri janë blerë votat gjatë zgjedhjeve.

“Ka patur probleme me shitblerjen e votës? Po. A mund të ndryshonin këto rezultatin e zgjedhjeve? Jo. A është vetëm një subjekt me këto probleme? Jo. Votuesit kanë patur mundësi për të shprehur zgjedhjen e tyre, pasi e kanë vetë në dorë. Ndoshta për dikë 50 lek janë mjaftueshëm, por nuk i blen vetëm një subjekt. Gjatë protestës së të shtunës opozita ishte vetë përgjegjëse. Unë kritikoj përgjegjësit. Ne kemi presion pasi kërkojmë stabilitet. Të ashtuquajturat skandalet në Shqipëri nuk janë unike”, u shpreh Wilton.

Sipas tij, skandalet në Shqipëri nuk janë unike, por të tilla ka dhe në SHBA dhe në Europë.

“Janë të njëjtë me Europën Perëndimore, SHBA etj. Kur shoh diçka të keqe në Shqipëri mund të them që 3 herë me të keqe e shoh në Angli. Dallimi është retorika politike në Shqipëri ka arritur jashtë realiteti. Politikanët këtu i thonë njëri-tjetrit gjëra që do i rrezikonin lirinë si vepër penale. Drejtësia dhe media nuk po ofron mbrojtje”, u shpreh më tej zv.ambasadori.

Për zëvendësamdasadorin e OSBE-së është e rëndësishme që në Shqipëri të ruhet stabiliteti.

 

Të fundit