Zv/ambasadorja e SHBA-së në Tiranë: Kush po ndikon negativisht në reformën në drejtësi, po bën gabim

Zv/ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Leyla Moses-Ones është shprehur se vazhdimi i reformave është shumë i rëndësishëm për të avancuar në procesin e anëtarësimit.

Moses-Ones thekson se të gjithë ata që duan të ndikojnë negativisht në zbatimin e reformës në drejtësi, e kanë gabim.

“Shqipëria ka përgjegjësi për vazhdimin e reformave, që janë aq shumë të rëndësishme për t’u anëtarësuar në BE. Progresi duhet të vazhdojë në termat e rregullit ligjor, kundër krimit, korrupsionit duke krijuar një ekonomi në temat e lirisë dhe barazisë.

Shqipëria është duke ecur në rrugën e duhur dhe kjo duhet të vazhdojë. Reforma në Drejtësi për shembull po vazhdon dhe do ta bëjë Shqipërinë me një sistem të pavarur ashtu siç duhet. Ne kemi një mesazh për të gjithë ata që duan të ndikojnë negativisht në zbatimin e reformës në drejtësi, ju e keni gabim.

SHBA në 2014 të gjitha vendet anëtare të NATO-s vendosën të shpenzonin 2% të GDP-së së tyre për funksionin e saj. Bëjeni një gjë të tillë, mbajini fort forcat e armatosura dhe kështu do i shohim rreziqet e kërcënimet së bashku”, shprehet zv/ambasadorja e SHBA-së.