Flash News

KRYESORE

Zv/kryeministri e denoncoi në media, shpallet kryetar i këshillit bashkiak në Sarandë

Kryetari i Këshillit bashkiak të Sarandës do të jetë Asaf Troka, që ka ushtruar detyrën e përmbaruesit, i cili disa ditë më parë u denoncua nga zëvendëskryeministri Erion Braçe si i përfshirë në një skandal ushqimor.

Troka u akuzua se hoqi vulat e bllokimit të mallrave ushqimore, të cilat kishin skaduar, por u servireshin turistëve, duke u rrezikuar jetën.

Këtë fakt e bëri publik ish deputetja e PD-së, Nada Meçorapaj, e cila këtë sjellje të figurave të PS të angazhuar për të përmirësuar shtetin, e ka quajtur thjesht “show”.

“Zv/kryeministri qe ka marre flamurin e mbrojtjes se interesit publik dhe po iu ‘jep dërrmën’ gjithë kundravajtësve të vegjël e të mëdhenj, ka denoncuar para pak ditësh një gjyqtar dhe një përmbarues nga Saranda. Sipas Braçes, përmbaruesi, ka hequr vulat e bllokimit te mallrave te vendosur nga AKU për mallra ushqimore të skeduara apo me probleme te tjera.

Përmbaruesi që ka ‘zemëruar’ Braçen quhet Asaf Troka dhe sot, PS, partia e zv/kryeministrit, e ka zgjedhur kryetar të Këshillit Bashkiak të Sarandës. Pra, e gjitha është SHOW!”, shkroi Meçorapaj në Facebook.

Të fundit