Flash News

KRYESORE

Zv.kryeministri italian akuzon Francën për krizën e emigrantëve

Zv.kryeministri italian akuzon Francën për krizën e

Zëvendëskryeministri italian, Luigi Di Maio ka fajësuar Francën për krizën europiane të emigrantëve, duke e akuzuar për iniciativën e kombeve afrikane me politika “kolonialiste”.

Di Maio filloi një sulm të ashpër ndaj Francës, e cila sipas tij, duhet të fajësohet për shkaqet e krizës së emigrantëve në kufijtë e BE.

Zëvendëskeryeministri po fliste në një tubim të dielën,  ku përmendi edhe mbytjet e fundit të emigrantëve  në Mesdhe. Besohet se deri në 170 emigrantë, të cilët u larguan nga Libia dhe Maroku në disa anije të rrënuara, mund të jenë mbytur në det javën e kaluar.

“Ne do të ishim hipokritë nëse vazhdonim të flasim për efektet pa kërkuar shkaqet. Nëse sot kemi njerëz që vijnë nga Afrika, për shkak se disa vende europiane si Franca nuk kanë ndalur kurrë kolonizimin e Afrikës në kokën e tyre,” tha Di Maio.

Të fundit