Zv.kryeministrja reagon mbi hetimin ndaj Elez Gjozës, kërkon informacion nga Haki Çako

 LSI ka reaguar pas kallëzimit të Elez Gjozës duke deklaruar se  është bërë pa kryer një vlerësim të thelluar të rrethanave të faktit, për cenimin e figurës të Gjozës dhe me qëllim pengimin e fushatës zgjedhore të LSI.

Për këtë qëllim zv.kryeministrja Ledina Mandija ka kërkuar menjëherë që kjo çështje të futet për diskutimin në rendin e ditës në mbledhjen e ardhshme të Task-Forcës.

Mandija i ka kërkuar prej disa ditësh informacion urgjent Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako për procedurën e ndjekur dhe veprimet e kryera nga Policia e Shtetit për verifikimin e rastit në fjalë si dhe kopje të plotë të kallëzimit drejtuar organit të prokurorisë të shoqëruar me provat apo materialin shoqërues.

Zv/Kryeministrja Mandija thekson edhe njëherë se Task Forca përmes rolit të saj koordinues nxit paanshmërinë dhe trajtimin e barabartë të kandidatëve e partive politike në marrëdhëniet me administratën shtetërore, për krijimin e kushteve të drejta e të barabarta për të gjithë kandidatët dhe partitë politike në procesin elektoral.