Flash News

KRYESORE

Zv/ministri i Arsimit në Shqipëri akuzohet për plagjiaturë

Zv/ministri i Arsimit në Shqipëri akuzohet për plagjiaturë

Zëvendës ministri i Arsimit, Ervin Demo, akuzohet për plagjiaturë. Është studenti Taulant Muka që publikon foton e një artikulli të publikuar nga Demo dhe ku rezulton se një pjesë e konsiderueshme e tij është kopjuar nga libri i Janet Morrison.

“E gjeni dot ndryshimin? Duke kopjuar në Shqipëri mund të bëhesh profesor i asociuar, zv. Rektor dhe zv. Ministër i Arsimit. Dhe ky nuk është kopjimi i vetëm”, shkruan Muka.

Ervin Demo ka mbajtur më parë postin e zv/Rektorit të Universitetit të Tiranë, për t’u përzgjedhur nga kryeministri Edi Rama në vitin 2017-të, si zv/ministër i Arsimit.

Çështja ‘Xhisiela’/ Rama, “peng” i listës së Durrësit; shkarkimi i Rrajës fut në Kuvend “njeriun e LSI”-së

Të fundit