Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Zv/ministri i Brendshëm pranon rritjen e kriminalitet: Rezultate konkrete për 10 vrasjet e pazbardhura në Shkodër
Vrasja e dy vëllezërve Bilali ishte vazhdimi i një sërë ngjarjesh kriminale ne Shkoder, të nisura që në Janar të vitit të kaluar, shumica e të cilave nuk janë zbardhur ende. Megjithatë, zv/ministri i Brendshëm, Julian Hodaj premton se rezultatet konkrete do vijnë shpejt.
“Është një situatë ku siguria publike ka pësuar disa goditje për një seri arsyesh që po hetohen. Do ketë rezultate për ngjarjet e ndodhura në Shkodër. Ka disa pista dhe besoj që më e rrahur është ajo e segmenteve të krimit të organizuar por nuk përjashtohet ndonjë mundësi tjetër. Kemi një proces hetim përfshirë edhe atë të lidhjes së 2 apo më shumë ngjarjeve me njëra-tjetrën. Këto episode kanë nevojë për reflektim por edhe për veprim të cilin besoj se policia do e bëjë”, deklaroi ai në emisionin ‘Byro Politike’ të gazetares Juli Xhokaxhi.
Për të, fenomeni i krimit të organizuar nuk lindi nga sot nesër dhe ka marrë dhe kohën e tij. "Janë fenomene mbi 20 vjeçare dhe Shkodra ka pasur numra edhe më të rëndë se kaq”, shtoi ai.
Ngjarjet kriminale në Shkodër:
- 13 janar 2018, atentat kundër biznesmenit Lulzim Kulla në afërsi të tregut popullor të qytetit të Shkodrës.
- Qershor 2018, zhduken pa gjurmë Gëzim Hysa dhe nipi i tij Agron Molla.
- 18 qershor, ekzekutohet me armë Mehdi Kavaja, pronar i një servisi.
- 15 korrik, vriten në një atentat, në hyrje të banesës, ish-polici Boran Bercana dhe Silvi Ndoci, bashkëjetuese me të.
- 8 gusht 2018, vritet Fatbardh Lici, kunati i Lulzim Kullës dhe vellai i Mustafë Licit. Ky i fundit këshilltar bashkiak dhe drejtues i një partie politike me shtrirje lokale.
- 1 shtator 2018, vritet biznesmeni Arjan Ferracaku teksa po kaloronte bashkë me Asmir Bilalin. Dyshohet se autorët e atentatit ngatërruan shenjestrën.
- 14 nëntor 2018, në tregun popullor të Rusit vritet Fatos Ferracaku, kushëriri i Arjan Ferracakut.
- 20 mars 2019, në fshatin Grudë vritet Nard Polia, pronar i një bujtine në Theth, pjesëtar i administratës së Zonave të Mbrojtura.
- 30 mars 2019, vriten në derën e shtëpisë së tyre vëllezërit Bilali.