Flash News

KRYESORE

Zv/ministrja e Drejtësisë: Goditjet e shumta ndaj krimit, kundër interesit të qeverisë

Zv/ministrja e Drejtësisë: Goditjet e shumta ndaj krimit, kundër

Zv/ministrja e Drejtësisë, Teuta Voda thotë se në krahasim me vitet e kaluara është rritur forca goditëse ndaj krimit.

Gjatë emisionit ‘Debat’ në Channel One, Voda tha gjithashtu se aksionet shumta kundër krimit, në terma afatshkurtër, janë kundër interesit të qeverisë, pasi krijohet perceptimi se në vend ka korrupsion dhe kriminalitet të lartë.

“Të gjitha këto aksione në terma afatshkurtër janë kundër interesit të qeverisë. Sa më shumë ne të organizojmë të tilla aksione aq më shumë rritet perceptimi që në vend ka korrupsion dhe krim. Nëse do shikonim në terma elektoralë do na interesonte më shumë që të mund të mbanim në një profil më të ulët duke mos marrë asnjë nismë” deklaroi Vodo.

Por pavarësisht numrit të lartë të arrestimeve të ndodhura ditët e fundit, Policia dhe Prokuroria nuk ka goditur ende ata që konsiderohen si “peshqit e mëdhenj” dhe që kanë detyrua të larta në administratën shqiptare.

Skandalet dhe akuzat politike, Edi Rama shmang ministrat nga studiot televizive

Të fundit