Flash News

KRYESORE

Zv/ministrja greke reagon pas ngjarjes në Bularat: Kërkojmë dialog për të drejtat e minoriteteve

Zv/ministrja greke reagon pas ngjarjes në Bularat: Kërkojmë

Pas ngjarjes së Bularatit, ku u mbeti i vrarë nga forcat policore Konstandinos Katsifas dhe varrimi i tij i shoqëruar me thirrje raciste antishqiptare, ka reaguar edhe zv/ministrja greke e rendit Katerina Papakosta.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Papakoska ka kërkuar dialog të sinqertë me Shqipërinë për të drejtat e minoriteteve.

Ajo gjithashtu ka thkesuar se ky është edhe një kusht për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

“Dialog të sinqertë me Shqipërinë për të drejtat e minoriteteve. Këto janë parakushte për pranimin në BE. Shqipëria t’u japë pakicave të gjithë të drejtat. Greqia duhet t’u kujtojë Shqipërisë të drejtat e minoriteteve”, shkruan ajo në ‘Facebook’.

Të fundit