Flash News

KRYESORE

Zv.Presidenti amerikan mbledh në Podgoricë liderët e Ballkanit

Zv.Presidenti amerikan mbledh në Podgoricë liderët e Ballkanit

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence pas takimi që zhvilloi me krerët e shteteve baltike, ka mbërritur në Podgoricë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Karen. Ndërkohë që gjatë mbrëmjes së sotme zëvëndëspresidenti amerikan do të jetë pjesë e darkës solemne të kryeminstrit malazez Dushko Markoviç.

Ditën e nesërme do të zhvillohet dhe takimi zyrtar ndërmjet zëvendëspresidentit amerikan dhe kryeministrit malazez, ku do të zhvillohet edhe Samiti i liderëve të vendeve të rajonit në kuadër të Kartës Amerikane të Adriatikut. Tema e këtij samiti do të jetë siguria në rajon.

I ftuar në takim është edhe kryeministri Rama, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq, ai i Sllovenisë Miroslav Cerar, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç si dhe përfaqësuesi këshillit ministror të Bosnjës e Hercegovinës, Denis Zvizdiq.

Të fundit