Zv/ sekretari i PPE-së Kremer: Politika ushqen krimin e organizuar, mbështesim programin e PD-së

Zëvendëssekretari i Unionit të Partive Popullore Europiane (PPE), Christian Kremer bëri një deklaratë të fortë duke akuzuar politikën shqiptare se ushqen krimin e organizuar.

Për të dytin vit radhazi ai u ftua në Akademinë Politike të FRPD-së, në Tiranë që organizohet në bashkëpunim me fondacioni “Konrad Adenauer “.

“Konstatoj për fat të keq që problemet janë të njëjtat, sepse ne në Bruksel i dimë fare mirë problemet në vend. Për shembull çështja e ndarjes së krimit të organizuar nga politika, largimi i personave me rekorde kriminale nga postet publike. Megjithëse këto kanë qenë probleme madhore, kemi parë që asgjë nuk është zgjidhur deri tani. Krimi i organizuar ende ushqehet nga politika dhe jeta shoqërore dhe janë qytetarët e thjeshtë dhe të ndershëm që paguajë këtë faturë. Prandaj PPE ka qenë e qartë, BE dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë të ushtrojë presion në mënyrë që krimi i organizuar të luftohen Shqipëri. Çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë vazhdojnë dhe problem të tjera të reja kanë dalë së fundmi për median” – deklaroi Kremerë duke apeluar BE-në të ushtrojë presion ndaj Tiranës që të luftohet krimi.

Në emër të Unionit të Djathtë Evropian, Kremer garantoi mbështetje totale për programin e PD-së.

“PPE mbështet plotësisht propozimet PD për të zhvilluar ekonominë, për të krijuar vende pune dhe për të sjellë prosperitet ekonomik në mënyrë që ju si brez i ri të keni prosperitet në të ardhmen”.